Live

Nutella mund Facebook-un: Giovanni Ferrero më i pasur se Mark Zuckerberg

18:53 / 02 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në renditjen e “Bloomberg” të miliarderëve, një indeks që përditëson çdo muaj pasuritë e të pasurve të planetit, Giovanni Ferrero ka kapur një vend goxha të mirë.

Teksa Zuckerberg-u duhet të përballet me një revolucion Metaverse që po fundos aksionet e Meta-s në bursë duke djegur 80 miliardë dollarë dhe duke ndezur zemërimin e aksionerëve, Ferrero po lundron i qetë, me bukë dhe Nutella, drejt rekordit të ri.

Tanimë, shefi ekzekutiv i kompanisë shumëkombëshe është në vendin e 25-të në mesin e njerëzve më të pasur në planet.

Në portofolin e tij janë mbledhur 38.9 miliardë dollarë, rreth tre miliardë më shumë se vitin e kaluar.

Zuckerberg, nga ana tjetër, ka rënë me më shumë se 80 miliardë dollarë, në pozitën e 28-të me vetëm 38.2 miliardë në xhep.

Në fund të fundit, të gjithë nga të renditurit kanë humbur nga pak.

Edhe Elon Musk ka humbur.

Njeriu më i pasur në botë me 200 miliardë asete, sot po lufton me rihapjen e Twitter-it.

Po ashtu edhe Jeff Bezos me minus 65 miliardë dollarë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...