Drejtoresha e Radiologjisë në SHSKUK, Dr. Shkendije Nuza foli hapur e troç në një intervistë dhënë për gazetarin Ridvan Berisha.
Nuza tha se në pjesën radiologjike në vitin 2023 do hyjnë me 29 specialistë, pasi që njëri nga ta do të pensionohet dhe kjo vë në dukje edhe nevojën që kjo pjesë ka për shtimin e stafit të specializuar.
“Nëse funksionalizohet puna në 24 orë, në pjesën radiologjike normalisht që ka mungesë të stafit, sepse duhet mjekë më shumë për arsye se radiologjia për momentin ka 30 specialistë, njëri veç pritet nga fillimi i janarit të pensionohet, do mbesim 29 që i mbulojmë shërbimet radiologjike në tërë Kosovën” theksoi Shkendije Nuza.
Drejtoresha e Radiologjisë gjithashtu tregoj edhe për aparaturën që kjo pjesë ka, dhe ato që pritet të i marrin në vitin 2023, gjithashtu dhe funksionalizimin e rezonancës magnetike në Spitalin e Pejës por edhe trajnimet që stafi i saj do I marrë për përdorimin e këtyre aparaturave.
“Aparati më i ri është në Pediatri është 64 shtresor ndërsa duke e ditur që në tri qytetet e tjera regjionale kanë aparaturën që është 128 shtresore, më i avancuar. Ndërsa sa i përket rezonancës magnetike, vetëm QKUK e ka të funksionalizuar, tash do fillon edhe spitali i Pejës. 2023, përveç trajnimit të stafit është edhe fillimi i procedurave intervente endovaskulare, do të thotë trajtimin e neurizmave të gjakut, për këtë shumë pacientë kanë shkuar jashtë vendit është edhe radiofrekuenca që përdoret për embolizime dhe përdoret tek tumoret. Besoj që do ia dalim së bashku me ekipën” u shpreh ajo.
Përgjatë një muaji në pjesën radiologjike, Nuza tha se kryhen mbi 15 mijë ekzaminime nga më të ndryshmet, duke theksuar donacionet nga Ambasada Amerikane por gjithashtu edhe kërkesat që ka ajo si pjesë e menaxhmentit të kësaj pjese duke theksuar se qëllimi kryesor është ngritja e nivelit më të lartë endovaskular.
“Në radioligji bëhen më së paku 15 mijë ekzaminime në muaj, nga më të ndryshmet. Tash do e bëjmë edhe një mbledhje përfundimtare në fundvit. Kërkohet rritja e stafit të mesëm është shumë e nevojshme, një rezonancë magnetike që na është planifikuar për vitin e ardhshëm, si dhe një CT e re që është donacion nga Ambasada e Amerikës që ende nuk është caktuar koha se kur mundet me ardhë. Kështuqë qëllimi kryesor është ngritja e nivelit sa më të lartë endovaskular dhe që QKUK të shërben vetëm me shërbime terciare, që nënkupton më të avancuara” përfundoi Shkendije Nuza./kosovalive.net/
Intervista e plotë: