Live

Nuza: Përkundër që ka mungesë të stafit, lista e pritjes për rezonancë magnetike në Spitalin e fëmijëve nuk është e gjatë

22:24 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Drejtoresha e Radiologjisë në SHSKUK,  Dr. Shkendije Nuza foli hapur e troç në një intervistë dhënë për gazetarin Ridvan Berisha.

Shkendije Nuza, drejtoreshë në Radiologji tha se në spitalin e fëmijëve në pjesën radiologjike mungon funksionalizimi i rezonancës magnetike por që edhe kjo procedurë do të përfundoj këtë vit.

“Për momentin spitalit të fëmijëve, pjesës radiologjike i kemi pothuajse të gjitha, e vetmja gjë që na mungon është funksionalizimi i rezonancës magnetike që besoj që nuk do të na zë viti i ri pa u përfunduar edhe kjo procedurë.”  tha ajo.

Pasiqë në spitalet e vendit tonë, janë të njohura listat e gjata të pritjeve për reconancë magnetike, drejtoresha Nuza u pyet se a është e gjatë lista e pritjes për rezonancën magnetike, ajo theksoi se nuk ka aq shumë kërkesa, për atë arsye edhe lista nuk është e gjatë përkundër që ka mungesë të stafit.

“Jo për fëmijë, edhe për kundër që me fëmijë punojmë dy herë në javë, për shkak të shërbimeve të anestezionit do të thotë i kemi edhe për shkak të kërkesave të mëdha, sepse ne punojmë vetëm me një rezonancë magnetike qe pothuajse gjashtë muaj. Puna është që në listë të pritjes tek fëmijët kemi vetëm një javë eventualisht e dyta nuk shkon deri në fund. Kur të fillon punën edhe spitali i fëmijëve, atëherë nuk do ketë më lista të pritjes sepse kërkesat nuk janë edhe shumë të mëdha, aparati është në spitalin e pediatrisë, tani kemi edhe mungesë të stafit por e mbulojmë funksionalizimin në orarin e paradites ndërsa funksionalizim në 24 orë është një procedurë pak më e ngadalshme” përfundoi Nuza. /kosovalive.net/

Intervista e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua