Një nxënës i shkollës së mesme dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje një mësuese spanjolle në një shkollë në qytetin francez të Saint-Jean-de-Luz.
Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një klasë mëngjesin e sotëm.
Autoritetet kanë konfirmuar se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Nxënësi është arrestuar.
Mësuesja ishte 50 vjeç dhe vdiq si pasojë e atakut kardiak, sipas mediave lokale. Ministri francez i arsimit është rrugës për në Saint-Jean-de-Luz.