Live

Oda Amerikane dhe Rozeta Hajdari paralajmërojnë legjislacionin e ri për lehtësim të investimeve

18:31 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Oda Ekonomike Amerikane ka bërë të ditur se sot është diskutuar Projektligjii për Investimet e Qëndrueshme por edhe nismat e tjera ligjore dhe strategjike të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 Oda Ekonomike Amerikane organizoi një tryezë dialogimi me Ministren Rozeta Hajdari lidhur me këtë çështje, ku është thënë se Kosova së shpejti do ta ketë legjislacionin e ri për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve.

Kjo është komunikata e plotë e Odës Ekonomike Amerikane:

Kosova së shpejti me legjislacion të ri për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve.

Prishtinë, 22 shkurt 2023 – Për të diskutuar lidhur me Projektligjin për Investimet e Qëndrueshme por edhe nismat e tjera ligjore dhe strategjike të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane organizoi një tryezë dialogimi me Ministren Rozeta Hajdari.

Ministrja tha që krahas zhvillimit të akteve të reja ligjore që do të rregullonin çështjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, Ministria është angazhuar edhe në zhvillimin e strategjisë industriale, duke e parë këtë si shumë të rëndësishme për orientimin e zhvillimit të industrive të ndryshme në vend, meqë kjo ka munguar deri më tani në vend.

Ajo i njoftoi bizneset e pranishme për risitë e legjislacionit që synon promovimin e investimeve me theks në lehtësimin e nxitjes së investimeve dhe krijimin e një mjedisi të barabartë për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm.

Ministrja Hajdari tha se synohet ndarja e agjencisë aktuale në një agjenci e cila do të vazhdojë të përkrahë ndërmarrjet, si dhe në agjencinë e re për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve që do të vendoset në kuadër të zyrës së Kryeministrit.

Bizneset e pranishme përgëzuan Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për qasjen proaktive, por edhe ofruan komentet kryesore me qëllim të krijimit të një ligji i cili adreson të metat e akteve paraprake ligjore dhe rekomandimeve të investitorëve, në këtë fazë kur projektligji do të diskutohet më tej në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...