Live

Odalloviq për Asociacion: Fshatra shqiptare u hoqën nga katër komuna në Kosovë në formë që ato të kishin shumicë serbe

18:28 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviq, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të prëfshijë dhjetë komunat ekzistuese ku jetojnë serbët.

Odaloviqi u shpreh për Tanjugun, raporton Kosovo-Online, se Asociacioni nuk ishte asgjë e re dhe se ajo ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar dhjetë vjet më parë.

Për më tepër, ai përmend edhe Rezolutën 1244 dhe autonominë për komunat serbe aty.

Sipas tij, edhe në Ligjin për Organizimin Territorial që formoi katër komuna ishin larguar fshatra shqiptare me qëllim që të kishim një shumicë serbe në to.

Kujtojmë se kryeministri Kurti kishte kërkuar përjashtimin e Odaloviqit nga Komisioni për Persona të Zhdukur në takimin e verës së vitit 2021.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme