Live

“Ofendimet që u janë bërë qytetarëve të Drenicës janë nga individët e Vetëvendosjes”

18:57 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Janë bërë 6 ditë që kur reshjet e pandërprera atmosferike kanë rënduar situatën në komunën e Skenderajt dhe në disa komuna të tjera të Kosovës.

E kjo situatë më shumë e ka shkatërruar dëme tepër të mëdha në Skenderaj e rrethinë, shkruan Kosovalive.net.

Anëtari i Nismas Socialdemokratie, Zafir Berisha ka reaguar edhe ndaj komenteve ofenduese që iu bënë zonës së Drenicës para disa ditëve.  

“Serbia me propagandën e saj linçuese e propaganduese dhe shpifëse ka bërë gjithçka jo vetëm individët por edhe krahinat e caktuara, e veçanërisht Drenicën e cila është lavdia e shtetit të Kosovës. Linçimet që janë bërë nga Vetëvendosja, e janë plasuar në opinion kanë krijuar një përshtypje, e fajin sipas tyre çdo herë e ka Drenica, e ish-luftëtarët e saj”, ka deklaruar Berisha.

Berisha ndër të tjera ka thënë se diskursin të cilin e ka krijuar Vetëvendosja dhe Albin Kurti qon ujë në Mullirin e Serbisë e cila  është e interesuar që Kosova të merret me vetëvetën, e të ketë përplasje, e të arrijnë deri në nivelin e vrasjeve dhe kacafytjeve  mes vete, siç ishte rasti i një rrugaçi në sheshin e Prishtinës.

“Është moment i fundit që qytetari i Kosovës të kthjellet dhe të dinë se çka është duke bërë dhe vepruar, sepse Kosova kurrë nuk ka qenë në udhëkryq më të madh se tani, e deklaratat e Vjosës dhe Albinit dhe të pushtetit duke qenë edhe dëshmitarë të fshehur kundër liderëve të UÇK’së, në Hagë, janë përpjekja e fundit që po bënë Serbia nëpërmjet argatëve të tyre  për t’a dëmtuar themelin e shtetit të Kosovës, e ky themel i shtetit është i vendosur me gjakun e ushtarëve të Kosovës”, ka deklaruar Berisha.

Ndiqeni deklaratën e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua