Live

​OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi

22:53 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i shqetësuar se përse OKB në deklaratën zyrtare lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër, e ka cilësuar si një dakordësi e arritur mes ‘Beogradit dhe Prishtinës’. Sipas Ramës, OKB do duhet të jap shpjegime pse nuk i ka quajtur Kosovë dhe Serbi.

Për këtë Rama ka kërkuar një sqarim të menjëhershëm.

“Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus. Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse SG nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim”, ka shkruar Rama në Tweet.

Shpërndaje në

U Kopjua