Live

Olluri: Hajgare me atentate, LDK është dashur ta konfirmojë informatën para publikimit

22:01 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti dhe gazetari Parim Olluri nuk i ka vlerësuar serioze njoftimet e fundit nga LDK për përgatitje të atentateve ndaj kryetarit dhe deputetëve të saj.

Ai ka thënë se LDK është dashur ta verifikojë me Policinë e Kosovës këtë kërcënim të mundshëm, para se ta bënte publik.

“Para se me raportu rastin në polici, duhet me verifiku çfarë është kjo punë. Duhet bërë verifikimi i informatës para se të bëhet bombastike, e jo me bë publike e pastaj e me mshele gojën. Sot nuk e ke askënd në LDK për të folur për këto atentate”, ka thënë Olluri në Pressing të T7.

Sipas Ollurit, edhe paralajmërimet për atentat ndaj kryeministrit Kurti, ishin joserioze.

“Kemi hajgare me atentate. I ke tri atentate, në thonjëza, ndaj z. Kurti. Nuk është arrestuar asnjë njeri”, ka thënë ai.

Ndërsa, për organizatën “Syri i Popullit”, e cila kishte përgatitur lista likuidimesh, ka thënë se ka qenë humor i vërtetë. Sipas tij, organizata përbëhej nga një grup budallenjsh.

“Kemi Syrin e Popullit, ai ka qenë humor me të vërtetë. Nuk mundet një grup budallenjsh me kry atentat ndaj kryeministrit e presidentit. Masi rrjetet sociale ia mundësojnë çdo njeriu me bo llaf, me shti z. Avdullah Hotin në lista… policia duhet me i verifiku dhe me këqyre çka janë këto informata”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua