Live

Olluri ironizon me VV-në: “Ne po ecnim drejt atë ditë, sot po ecim drejt Zajednicës”

12:10 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me parullën e VV-së për protestën e 10 shkurtit të viti 2007.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se derisa atë ditë ecnin drejt, sot po ecin drejt formimit të Zajednicës.

“Ne po ecnim drejt atë ditë. Sot po ecim drejt Zajednicës”, ka shkruar Olluri.

Sot Lëvizja Vetëvendosje shënon 16-vjetorin e protestës së 10 shkurtit, në të cilën janë vrarë nga policia e UNMIK-ut aktivistët Arben Xheladinin dhe Mon Balaj.

Shpërndaje në

U Kopjua