Live

Olta përdor të njëjtë gjuhë, për të cilën Ermiona u përjashtua nga “BBV”

22:01 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ermiona Lekbello u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” mëngjesin e 1 marsit për shkak të gjuhës së përdorur një natë më para kundrejt Oltës, Maestros dhe Kiarës.

“Bëjnë si gore” ishte një ndër frazat që Jona përdori që ndër të tjera u konsiderua si dhunë verbale dhe i kushtoi përjashtimin nga formati.

Së fundmi e njëjta fjalë është perdorur edhe nga Olta Gixhari, e cila ka debatuar ashpër me Krist Aliajn.

“Bën si gore, llafazan sillu si burrë,”-me këto terma iu drejtua aktorja Kristit në përplasjen e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua