Live

Operohet deputeti i LVV-së nga Drenasi

11:40 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli i është nënshtruar një operacioni në palcën kurrizore. Lajmin e ka dhënë miku i tij, Shemsi Syla.

Postimi i Syles:

Në spitalin shtetëror të Prishtinës, shoku Enver kaloi edhe një sfidë në përballjet e shumta jetësore.

Falë duarve të arta të neuro-kirurgut, dr. Faik Qosja dhe ekipit të tij të mrekullueshëm, ai me sukses kreu ndërhyrjen kirurgjike në palcën kurrizore.

I urojmë mjekët për këtë sukses, e Enverit i urojmë shërim të shpejtë! Të shkuara e të harruara!

Shpërndaje në

U Kopjua