Live

Opozitarët serbë në bllok kundër Listës Serbe

14:16 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Përfaqësues të partive opozitare serbe (Rada Trajkoviq, Aleksandër Jabllanoviq, Nenad Rashiq, Nenad Radosavleviq, Dragisha Miriq, Ksenija Bozhoviq dhe Marko Jakshiq) do të formojnë një koalicion të partive serbe me synimin për ta mposhtur Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që prirtet të ndodhin në fillim të kësaj vjeshte.

Siç shkruan portalit serb “Kossev”, tashmë po bëhen përgatitjet që subjektet opozitare serbe në veri dhe në jug të formojnë një koalicion të fuqishëm parazgjedhor. Sipas “Kossev”-it, koalicioni mund të formohet javën e ardhshme, pasi për këtë çështje është caktuar një takim në Graçanicë.

Edhe pse nuk ka dashur të flas lidhur me këtë koalicion të mundshëm, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se Lista Serbe është në konflikt me ligjin dhe i mungon besueshmëria për sa kohë që nënkryetar i saj është Millan Radoiçiq.

“Lista Serbe nuk ka besueshmëri morale,” i tha Trajkoviq FoNet, duke iu përgjigjur vlerësimit të djeshëm nga Lista Serbe se formimi i një koalicioni të individëve dhe partive në Graçanicë, të udhëhequr nga rada Trajkoviq, ka për qëllim dobësimin e unitetit politik serb në Kosovë dhe prish lidhjet e popullit serb me Beogradin”, ka thënë Trajkoviq.

Shpërndaje në

U Kopjua