Live

Orteku në Tibet, regjistrohen 28 viktima

13:22 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Përfundon operacioni i shpëtimit për të gjetur personat e ngujuar nga orteku mbi autostradën tibetiane. Mediat shtetërorë kineze raportojnë vdekjen e së paku 28 personave.

Ata u lënë të ngecur në makinat e tyre meqenëse bora zuri daljen e një tuneli në juglindje të qytetit Nyingchi në mbrëmjen e së martës.

Shpëtuesit lokalë thanë se ortekun e “shkaktuan erërat e fuqishme”. Nuk dihet numri i personave të ngecur.

Vetëm 53 të mbijetuar janë gjetur, pesë nga të cilët me lëndime serioze, sipas Global Times, që citon një zyrtar lokal.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua” raportoi se autoritetet lokale dërguan 1,348 pjesëtarë të kërkim-shpëtimit dhe 236 mjete për të hapur rrugën prej 7.5 kilometra, raporton BBC.

Orteku mbuloi autostradën që lidhë qytetin Pai në kontenë Mainling dhe kontenë Medog në Tibet, regjioni kryesor budis në perëndim të Kinës.

Malet Himalaje kanë lartësi prej gati 4,500 metra dhe goditen shpesh nga ortekët.

Shpërndaje në

U Kopjua