Live

Osmani: Demonstratat e vitit 1981 janë dëshmi e kohës nga përpjekja jonë për lirinë dhe Republikën tonë

17:36 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se demonstratat e vitit 1981, janë dëshmi e kohës nga përpjekja e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe republikën e vendit.

“Demonstratat e vitit 1981, janë dëshmi e kohës nga përpjekja jonë e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe Republikën tonë. Pranvera studentore është nisma e kauzës sonë, është paralajmërim i hershëm i lirisë dhe moment kthese në rrjedhën e historisë sonë”.

Demonstratat e nisura më 11 mars 1981, sipas Osmanit, u pasuan edhe nga shumë protesta të tjera, por me synimin e njëjtë.

“Kosova u bë Republikë, ngase studentët e asaj kohe dëshmuan se janë forcë lëvizëse e proceseve dhe se e drejta për liri dhe shtet është e patjetërsueshme. Sakrifica dhe guximi i tyre 42 vjet më parë, e trasuan rrugën për liri dhe për shtet”.

Në këtë përvjetor Osmani thotë se studentët e rënë dhe të gjithë të tjerët që u bënë bartës dhe realizues të idealeve kombëtare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...