Live

Osmani falënderon vendet që ndihmuan në çlirimin e Kosovës: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

16:28 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në Samitin e Dytë të Demokracisë, të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Osmani përmendi sida hapa në historinë e Kosovës që nga lufta e deri këtu, duke falënderuar vendet mike për ndërhyrjen që bën në vitin 1999.

“Kosova është sot e lirë, pasi ju zgjodhët të mos i largoni sytë, por në vend të kësaj të qëndroni kundër tiranisë dhe kundër regjimit gjenocidal. Ne vazhdojmë të jemi mirënjohës për kontributin tuaj, për ekzistencën e vendit tim. Jo që vetëm ndihmuat për të ndërtuar institucione demokratike, por shpëtuat jetë dhe ju keni ndihmuar të ndërtojmë historinë tonë moderne duke qëndruar për atë që është e drejtë”, tha Osmani në Samit.

Tutje presidentja i bëri thirrje vendeve mosnjohëse që ta njohin pavarësinë e Kosovës, pasi kështu do të shtonin një vend mik dhe një aleat.

“Dhe sot e shfrytëzoj rastin që të iu bëj thirrje vendeve mike që të mbështesin Kosovën, dhe për ato që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë tonë dhe institucionet tona demokratike, t’i bashkohen vendeve shumicë të botës dhe të bëjnë të njëjtën. Jo që do shtoni një vend mik, por një aleat”, deklaroi e para e shtetit. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...