Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ballafaqimi me të kaluarën është parakusht për paqen afatgjatë. Në Forumin e Paqes në Paris, derisa ka folur për luftën në Ukrainë, Osmani ka thënë se nuk duhet barazuar palët kur dihet qartë kush është agresori dhe kush viktima.
Osmani ka thënë se fuqia më e madhe e Kosovës qëndron të partneriteti, derisa ka folur edhe për luftën në Ukrainë, ka përmendur edhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë 23 vjet më parë.
Ajo ka thënë se për shkak të partneritetit dhe aleancave është sjell paqe dhe stabilitet për Ballkanin.
“Mund të mësojmë nga rasti i Kosovës, nga shembulli i Kosovës që fuqia jonë më e madhe qëndron te partneriteti, multilaterizmi funksionon por vetëm nëse bazohet në parime, në rregulla, e me më rëndësi nëse bazohet në vlera. Duhet të bëhemi bashkë, të bëhemi bashkë për të mbrojtur vlerat, parimet që kanë qeniet njerëzore dhe humanitetin duke marrë parasysh, vlerat njerëzore ku ajo për të cilën kujdesemi është më së pari mbrojtja e civilëve, ndalimin e shkatërrimit, këto janë vlerat që na shtynë përpara”, ka deklaruar Osmani.