Live

Osmani: Hajdaraj mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm

19:25 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Smajl Hajdarajn në 21 vjetorin e vrasjes.

Me anë të një postimi në faqën zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës, Osmani shkruan se sot bëhen 21- vjet pa deputetin e Kuvendit të Kosovës, aktivistin dhe komandantin e UÇK-së për rajonin e Rugovës, luftëtarin e lirisë, Smajl Hajdarajn.

“Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t`i sjellë autorët e krimit para drejtësisë. Heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm”, ka shkruar e para e vendit, Vjosa Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...