Live

Osmani kërkon nga Johannesson mbështetjen e Islandës për anëtarësimin e Kosovës në KiE

17:48 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga homologu i saj,  Gudni Thorlacius Johannesson, në Rejkjavik të Islandës.

Osmani, në këtë takim ka treguar se nga presidenti Johannesson, ka kërkuar që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze.

“Mikpritje e përzemërt nga Presidenti i Islandës, Guðni Thorlacius Jóhannesson sot në Rejkjavik”.

“Diskutuam marrëdhëniet tona të mira ndërshtetërore dhe gatishmërinë e përbashkët për t’i thelluar ato. Në diskutim me presidentin Jóhannesson, kërkova që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze”.

“Dy vendet tona janë lidere në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ndajnë vizionin e njëjtë për një Evropë paqësore, të sigurt dhe demokratike”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...