Live

Osmani: NATO në deklaratën e përbashkët u pajtua për ta shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Kartë

13:46 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se së është mbajtur takimi jo joformal i Ministrave të Punëve të Jashtme të SHBA-Karta e Adriatikut ku kanë nisur një iniciativë të re të konceptit strategjik.

Sipas kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me “forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendeve të Kartës që janë anëtarë të NATO-s” dhe me “angazhimin dhe përfshirje më e madhe e vendeve të Kartës që nuk janë anëtare të NATO-s”.

“Zgjerim i bashkëpunimit rajonal për temat dhe çështjet që janë aktuale në NATO, si ballafaqimi me kërcënimet hibride dhe kibernetike, komunikimet strategjike”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë Osmani ka thënë se në deklaratën e përbashkët sipas tij, janë dy mesazhe të rëndësishme.

“Mbështetje për politikën e dyerve të hapura të A5 përmes gatishmërisë për ta shqyrtuar sa më parë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Kartë. Mbështetje e fuqishme e shteteve anëtare për Ukrainën dhe dënim i agresionit ushtarak rus”, ka thënë Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua