Live

Osmani: Në këto ditë duhet t’u flasim fëmijëve tanë për fëmijët e Jasharëve

12:37 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani tha se fëmijëve duhet t’u flitet për rënien e familjes Jashari.

Osmani në seancën e Kuvendit për shënimin e Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, tha se “është shumë e rëndësishme që ta mbajmë kujtesën për rrugën tonë”.

“Në këto ditë duhet t’u kujdesemi që fëmijëve tanë t’u flasim për fëmijët e Jasharëve”, tha presidentja.

Ajo tha se “ne duhet ta ruajmë kujtesën për rezistencën e kësaj familjeje”.

Shpërndaje në

U Kopjua