Live

Osmani në takim me shefin e EULEX-it, diskutohet situata në veri

18:59 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigermark.

Në këtë takim Osmani ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua