Live

Osmani: Nuk mundet Borrelli të pajtohet në emër të Vuçiqit

14:14 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vlerëson se përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell nuk mund të pajtohet në emër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Osmani, mes tjerash, thotë se i gjithë presioni, i gjithë angazhimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë pikërisht tek Vuçiqi, që ato për të cilat ai është dakordësuar, që në esencë përbëjnë njohje de-facto të Republikës së Kosovës.

“Nuk mundet Borrelli të pajtohet në emër të Vuçiqit, kur Vuçiqi del qartë dhe thotë se nuk po pajtohet me së paku gjysmën e neneve të kësaj marrëveshje. Pra, kriteri bazë i Konventës së Vjenës, i cili është pajtimi, po mungon në këtë rast nga ana e Serbisë. I gjithë presioni, i gjithë angazhimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë pikërisht tek Vuçiqi, që ato për të cilat ai është dakordësuar, që në esencë përbëjnë njohje de-facto të Republikës së Kosovës, sepse kur ja njeh dikujt sovranitetin, kur e njeh si të barabartë, integritetin territorial, këto janë elementet kryesore të shtetësisë. E vetmja që mungon është një letër njohjeje të cilën nuk ende nuk e ka nënshkruar”.

“Por, përderisa Vuçiqi refuzon t’i zbatojë këto për të cilat në fakt ka dhënë dakordësim në takim të mbyllur, por publikisht thotë që nuk do t’i zbatojë, atëherë kjo vërtetë rrezikon gjithçka. Shpresoj shumë që do të ketë penalizim të qartë nga komuniteti ndërkombëtar për Serbinë”, ka deklaruar Osmani./KP

Shpërndaje në

U Kopjua