Live

Osmani përkujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhan: Fituan përjetësinë duke u bërë heronjtë

18:24 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heronjtë e Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 26 vjetorin e rënies së tyre.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se 26 vjet më parë ata e fituan përjetësinë duke u bërë heronjtë e Kosovës.

26 vjet më parë që prej se lajmëtarët e lirisë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha e fituan përjetësinë duke u bërë heronjtë e Kosovës dhe frymëzuesit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.” – ka shkruar ajo.

Osmani ndër të tjera ka thënë se ata mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën, i dhanë shtytje realizimit të idealit të brezave për liri dhe pavarësi.

Ata mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën, i dhanë shtytje realizimit të idealit të brezave për liri dhe pavarësi, ndaj do të kujtohen çdoherë me nder e respekt. Emrat e tyre do të jenë gjithnjë në zemrën dhe kujtesën e secilit.” – ka përfunduar Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua