Live

Osmani: Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të Kosovës

13:33 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Pas këtij takimi, Osmani ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Facebook dhe ka shkruar se Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës.

“Sot, bashkë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...