Live

Osmani takon Hovenierin, bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon

18:22 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenca e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në njoftim bëhet e ditur se ditur se ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera”, thuhet tutje në njoftimin e presidencës.

Shpërndaje në

U Kopjua