Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani me Jasharin kanë diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend.
Gjithashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.
“Presidentja Osmani dhe gjenerallejtënant Jashari diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend. Në takim u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj”, thuhet në njoftim.