Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu gjatë vizitës në Itali është pritur nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Edmondo Cirielli.
Presidentja Osmani përmes një postimi ka njoftuar se gjatë këtij takimi u biseda për marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.
“Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë: