Live

Pa kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

12:28 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se mbledhja e sotme e Kryesisë e paraparë të mbahet në orën 11:00, është anuluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Njoftimi është bërë në llogarinë e Kuvendit të Kosovës në Facebook.

“Nuk mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit”.

Shpërndaje në

U Kopjua