Live

Pacolli priti në takim Christoph Weidinger, përfaqësuesi i ri i Republikës së Austrisë në Prishtinë

14:04 / 18 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin Christoph Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Republikës së Austrisë në Prishtinë.

Pacolli i uroi mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij.

“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh ministri Pacolli për raportet me Austrinë. “Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën”, ka shtuar Pacolli.

Weidinger u shpreh se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Austrisë dhe Kosovës. Pacolli u shpreh se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...