Live

Paga mesatare në Shqipëri, bujqësia njeh rritjen më të madhe – por është sektori më i papaguar

18:03 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në vendin tonë ka shkuar në 66.014 Lekë. Sipas Institutit të Statistikave këto të dhëna janë për tre mujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vihet re një rrije prej 10.8%.

Por edhe pse ka një rritje të pagës mesatare, sërish vijon të ketë një hendek mes sektorëve. Të dhënat tregojnë se një i punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit kanë pagë mesatare 2.15 më shumë se të punësuarit e tjerë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Bujqësia është sektori që ka rritjen më të madhe të pagës mesatare 18.2% krahasuar me një periudhë të një viti më parë, por sërish krahasuar me sektorët e tjerë ka pagën mesatare më të ulët.

Sektorët që ka pësuar rritjen më të vogël të këtij treguesi ekonomik janë grup-aktiviteti i administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, pasi sipas të dhënave shtesa është vetëm 6,2 %./A2 CNN

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...