Live

Paga mesatare u rrit me 10.8% në fund të vitit 2022 në Shqipëri, sipas INSTAT

08:08 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

Paga mesatare në Shqipëri shkoi në 66.014 lekë në tre muajt e fundit të vitit 2022. Sipas të dhënave të INSTAT, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paga mesatare u rrit me 10,8 %.

Rritja më e madhe e pagave ishte në sektorin e bujqësisë, ndërsa më e ulëta në atë të administratës publike.

Sektorët me pagën mesatare mujore më të lartë në Shqipëri janë ai financiar, pasuar nga aktivitetet e informacionit dhe komunikacionit.

“Pavarësisht rritjes së pagave kohët e fundit, bujqësia është sektori me pagën mesatare mujore më të ulët, me 42.428 lekë”.

Paralelisht me rritjen e pagave është rritur lehtë edhe shkalla e papunësisë.

Në tremujorin e katërt 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 10,8%. Nga ana tjetër, punësimi ka shkuar në rritje. Në tremujorin e katërt 2022, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 66,5 për qind.

Në terma vjetorë, rritje më të madhe të punësimit ka pasur në sektorin e bujqësisë, shërbimeve dhe industrisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...