Live

“Paga minimale të jetë 400 euro”

15:22 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se paga minimale së paku duhet të caktohet në vlerë prej 400 euro.

“Kur jemi te paga minimale, sërish këtu Qeveria është neglizhente dhe nuk ka filluar që ta procedojë në Kuvend, që është e domosdoshme paga minimale dhe kemi thënë se paga minimale së paku duhet të caktohet 400 euro”, tha Lekaj.

Mes tjerash, Lekaj tha se në pagën minimale në asnjë mënyrë nuk duhet lënë anash edhe veteranët.

“Në asnjë mënyrë kjo kategori (veteranët) që ka dhënë çdogjë nga vetja dhe e ka ndërtuar shtetin e Kosovës, nuk duhet lënë anash”, ka deklaruar Lekaj për Kosovapress.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës më 14 qershor të vitit të kaluar ka votuar në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale.

Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

Pas miratimit në parim të projektligjit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pati thënë se projektligji do t’u ndihmojë më shumë se 100 mijë punëtorëve, të cilët paguhen më pak se 264 euro.

Projektligji, megjithatë, nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën. Në rast se miratohet edhe në leximin e dytë ashtu siç është, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...