Live

Pallati që u shtri me gjithë themele pa iu thyer asnjë xham kthehet në atraksion turistik në Turqi

18:33 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një pallat 5-katësh, i cili është anuar me gjithë themele për shkak të tërmeteve që tronditën Turqinë më 6 shkurt, është shndërruar së fundmi në një prej pikave më të vizituara në lagjen Gölbaşı të qytetit Adiyaman.

Siç raporton CNN Turk, ai qëndroi pa lëvizur pas goditjes së parë me magnitudë 7,7, por pas tërmetit të dytë, me magnitudë 7,6, pallati u anua me gjithë themelet, ndërkohë që kolonat, muret mbështetëse e madje as xhamat, nuk pësuan asnjë dëm. Gjithashtu, të gjithë banorët e këtij pallati arritën të mbijetonin për shkak se pas tërmetit të parë u larguan nga shtëpitë e tyre.

Sot, godina ku ata dikur banonin është kthyer në atraksion turistik. Të gjithë ata që kalojnë aty ndalojnë për të bërë foto. Madje ka nga ata që marrin posaçërisht rrugën për të pasur një foto me “pallatin shembullor”.

Sipas raportimeve, në atë lagje u shembën rreth 130 pallate. Një banor i lagjes, i quajtur Gazi Solak, tregon atë që ndodhi atë natë, tha: “U dëgjua një zhurmë e fortë sikur një makinë ndërtimi po punonte nën tokë. Rruga ka rrëshqitur nga tërmeti dhe kjo ndërtesë ka rënë anash. Është një situatë shumë befasuese, kjo ndërtesë ishte në këmbë pas tërmetit të parë dhe u anua pas të dytit”, tha ai për CNN Turk.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...