Live

Pamje horror: Nxënësja godet brutalisht me grushte e shkelma shoqen e klasës

08:26 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një sherr ka ndodhur në Waid Academy në Skoci ku një nxënëse ushtron dhunë fizike ndaj shoqes së saj të klasës.

Në video, autorja e sulmit shihet duke e goditur me grushte dhe shkelma edhe në kokë vajzën e cila po punonte në kompjuter.

Prindërit e nxënëses që nisi sulmin e egër i thanë “The Courier” se vajza e tyre u sulmua në këtë mënyrë pasi kishte qenë viktimë e bullizmit për të cilin shkolla ishte në dijeni, por pa asnjë lloj ndërhyrjeje.

Publikimi i videos shkaktoi edhe reagime politike me deputetët që pyesnin kryeministren skoceze, Nicola Sturgeon, se çfarë synon të bëjë për incidente të tilla dhune.

Ministrja e Parë e Skocisë fillimisht pretendoi se nuk e kishte parë videon në fjalë dhe më pas shtoi se “dhuna nuk tolerohet kurrë dhe mbrojtja e nxënësve dhe mësuesve është prioritet”.

Shpërndaje në

U Kopjua