Live

Pamje me dron pas përmbytjeve në Klinë

18:48 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Komuna e Klinës, është njëra ndër komunat që u prek më së shumti nga reshjet e shiut.

Reshjet e shiut në ditët e fundit kanë lënë shumë dëme pas vete, si në prona publike ashtu edhe ato private.

Kryetari i komunës, thotë se gjendja vazhdon të jetë e rëndë, dhe se qindra familje janë evakuar nga shtëpitë e tyre.

Komuna e Klinës ka themeluar komisionin, për të bërë vlerësimin e dëmve të shkaktuara, po ashtu ka kërkuar ndihmën e institucioneve qendrore për t’u dalë në ndihmë.

Po ashtu, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë thirrje që të krijohet një fond emergjent për rastet kur ka fatkeqësi natyrore, si: vërshime, zjarre.

“Burokracia që parashihet me legjislacionin ekzistues, duhet të shkurtohet. Qytetarët kanë nevojë për përkrahje të menjëhershme financiare dhe jo, për shembull, që një herë të bëhen evidentimet, siç është tani. Tash për tash, me muaj zgjat [procedura] derisa qytetari të përfitojë nga këto fonde”, thotë Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ndërkaq, qytetari Elvis Perlleshi, ka xhiruar me dron qytetin e Klinës dhe zonat e tjera të përmbytura nga uji.

Pamjet tregojnë vetura e shtëpi të përmbytyura nga uji, rrugë të bllokuara, si dhe pjesët e tjera të zonave në të cilat qytetarëve iu ka vështirësuar qarkullimi.

Për më shumë shikoni video-incizimin me dron.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...