Live

Pamje nga droni të operacioneve antidrogë në Shqipëri

11:00 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Pamje nga 2 operacionet e koduara “Shtëpia jeshile” dhe “Trinomi”, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Kavajë.

-Gjatë operacionit të koduar “Shtëpia jeshile” u evidentua një vilë e përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave. U sekuestruan 61 kg kanabis, pajisje të ndryshme elektrike, 1 armë zjarri, municion luftarak, shuma parash dhe 2 automjete.

-Gjatë operacionit të koduar “Trinom” u zbardhën 24 vjedhje në banesa të ndryshme dhe u vunë në pranga 3 autorët e dyshuar. U sekuestruan 2 armë zjarri,  municion luftarak dhe mjete të ndryshme për vjedhje.

Shpërndaje në

U Kopjua