Live

Pamje: Një maturante thotë se është përgatitur një muaj e gjysmë për mbrëmjen e maturës

12:09 / 21 Maj 2024

Nga Kosova Live

Maturantët e Kosovës ditëve të fundit kanë marrë vëmendje të madhe. Ata po e mbajnë mbrëmjen e maturës. Disa kanë habitur me dukjen, disa me shpenzimet që i kanë bërë, e disa të tjerë me sjelle të pahijshme me vetura.

Një maturante që foli me televizionin KTV tha se ka bërë përgatitje për rreth një muaj e gjysmë për këtë mbrëmje.

E shoqëruar nga një shok klase me buzëqeshje simpatike, që mbante syze dielli në ballë, domethënë jo para syve, por fjalëpërfjalshëm në ballë, nën pjesën ku fillojnë flokët, maturantja që kishte vathë të mëdhenj dhe një fustan ngjyrë argjendi, duke e përshkruar procesin që dukej si mjaft kompleks, tha:

“Domethonë, krejt, me ide, me shku te rrobaqepësja, me gjetë fust… materialin e krejt, nashta ni mujë e gjysë, qishtu diçka. Shpenzimet kanë qenë modeste edhe u kanë ni qef, muj me thonë, ama nuk ia vlen nashta me shpenzu qikaq shumë.”

Në raportimin e vet, KTV-ja tha se disa prej maturantëve kanë angazhuar edhe fotografë personalë për t’i ruajtur kujtimet nga mbrëmja.

Një maturante tha se veshja i ka kushtuar gati 1.300 euro.

Shpërndaje në

U Kopjua