Live

Pamje se si qyteti i Pejës edhe sonte po përballet me vërshime

21:02 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Qyteti i Pejës edhe sonte po përballet me vërshime pas reshjeve të shumta të shiut që kapluan vendin tash e sa ditë.

Qytetarë nga Peja kanë dërguar fotografi dhe video ku shihen se si vozitësit e veturave po përballen vështirësi, pasi rrugët janë të mbushura me ujë.

Zona e Dukagjinit është ndër më të prekurat nga vërshimet gjatë këtyre ditëve.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet:

Shpërndaje në

U Kopjua