Live

Pamje të rënda, I shtrirë në tokë pa ndjenja, qytetari: U la 30 minuta aty, se prekte njeri me dorë

20:04 / 25 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Një qytetarë ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pak metra larg spitalit.

Një person është gjendur pa ndjenja në rrugë. Qytetari ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania, se personi mund të kishte rreth 20-30 minuta shtrirë, madje nuk merrte as frymë.

Qytetari shton se ajo ç’ka është më e çuditshme është se urgjenca ndodhej vetëm 50 metra larg por askush nuk e kapte me dorë zotërinë.

Ai shprehet se personi ishte pa shenja jete, pasi nuk merrte frymë dhe pulsi i kishte ndalur. Këtë ai e kishte mësuar nga një burrë tjetër që i ishte afruar pak momente. Ambulanca shkoi vetëm pas 30 minutash.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ! Te lutem dua te tregoj nje ngjarje qe pashe sot tek rruga (hyrja e spitalit) ky zoteria ketu ishin marre mend dhe kishte ren ne toke pa ndjenja (mund te kishte rreth 20-30 min ashtu) madje nuk merrte fryme,sic ju thash ishte ne hyrje te spitalit dhe askush nuk e ngriti ta dergonte tek urgjenca qe ndodhet rreth 50m larg ,madje nuk lajmeruan asnje infermier per ti shpetuar jeten ,mesa pashe zoteria ishte pa shenja jete (nuk merrte frym dhe pulsi i kishte ndalur) sic tha nje zoteri qe e preku.. Un nuk kisha mundesi te zbrisja sepse isha me femijet ne makine por nese do me jepej mundesia do lajmeroj qoft dhe nje staf mjeksor…. Keqardhje per vendin tone dhe shendetsin normalisht …
Tek rruga e spitali rajonal vlore. Ky muri jeshile qe shikoni eshte muri qe ndan spitalin nga rruga e makinave pra ne keahun tjeter te murit ndodhet spitali ,dhe askush nuk u perpoq ta transportonte ose te therriste personel”.

Shpërndaje në

U Kopjua