Live

Papa dënon luftën në Ukrainë, kërkon armëpushim dhe negociata

22:19 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievit, Papa Françesku tha se lufta në Ukrainë është “absurde dhe mizore”, dhe bëri thirrje për armëpushim dhe negociata.

Gjatë fjalimit javor të 22 shkurtit, Papa e quajti njëvjetorin e luftës “përvjetor të trishtuar” dhe tha se është afër popullit ukrainas.

Ai tha se “fitorja e vërtetë” në Ukrainë “nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja”.

Edhe në fjalimin e tij të Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa kishte bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës.

Shpërndaje në

U Kopjua