Live

Papa i kërkon Zotit të ‘nxitojë’ dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë

12:30 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Papa Françesku ka dënuar valën e fundit të sulmeve me raketa në Ukrainë, duke i kërkuar Zotit që të “nxitojë” dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Në një fjalim para audiencës së tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa bëri thirrje për një armëpushim për të shmangur rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.

Megjithatë, ai nuk përmendi incidentin e fundit në Poloni.

“Mësova me dhimbje dhe shqetësim për një sulm të ri dhe edhe më të ashpër me raketa në Ukrainë, i cili shkaktoi vdekje dhe dëmtime në shumë infrastrukturë civile”, tha Papa, shkruan Sky News.

Ai shtoi: “Ne mund të lutemi për Ukrainën duke thënë, nëse do, ‘Nxito, Zot”.

Dje, Rusia lëshoi ​​110 raketa dhe 10 dronë sulmues të prodhuar nga Irani në Ukrainë, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy tha se objektivi kryesor i stuhisë së raketave ishte infrastruktura energjetike.

Shpërndaje në

U Kopjua