Live

Papa pret refugjatët që arritën përmes korridoreve humanitare

18:52 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku mirëpriti refugjatët e sjellë në Evropë nga organizatat e krishtera përmes korridoreve humanitare dhe tha se ata duhet “të jetojnë pa frikë”.

Gjatë një audience në sallën Pali VI në Vatikan, Papa 86-vjeçar falenderoi organizatat që ndihmuan refugjatët, duke theksuar se pritja përfaqësonte “hapin e parë drejt paqes”, shkruan Ansa, përcjell Klankosova.tv.

Refugjatët nga Siria, Iraku, Afganistani, Somalia, Sudani i Jugut, Libia dhe Ukraina u sollën në korridoret humanitare, të cilat u iniciuan nga komuniteti katolik i Shën Egidio në Itali.

“Secili prej jush meriton vëmendje për shkak të historisë së vështirë që keni jetuar”. Ju keni treguar një vullnet të fortë për të jetuar pa frikë dhe pasiguri”, tha Papa.

Korridoret humanitare janë krijuar për të ofruar një alternativë ndaj udhëtimeve të rrezikshme nga deti, të cilat marrin jetën e mijëra njerëzve çdo vit, dhe mundësinë e hyrjes legale në Evropë përmes dhënies së vizave humanitare.

Qeveritë evropiane të përfshira në skemë lëshojnë viza për qëllime humanitare, të cilat organizatat joqeveritare i përdorin për të transportuar ligjërisht më të rrezikuarit, familjet me fëmijë, viktima të persekutimit, të moshuar apo të sëmurë.

Më shumë se 5000 refugjatë kanë arritur në Itali që nga viti 2016 falë këtij sistemi.


Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...