Live

Para 16 vjetësh Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

07:24 / 26 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sot, bëhen 16 vjet që kur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari ka dërguar raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin ka thënë se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

Derisa, ShBA-ja e ka përkrahur planin e Ahtisaarit dhe ka menduar se Kosova duhet të bëhej e pavarur, serbët kanë vazhduar ta kundërshtonin planin.

Rusia ka bërë deklarata që mund të interpretoheshin si kundër pavarësisë, por nuk ka përmendur përdorimin e vetos.

Tri ditë më vonë, më 29 mars të vit 2007, Parlamenti Evropian e ka miratuar një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, në të cilën është shprehur përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...