Policia ka arritur ta arrestojë një person me inicialet I.R, në veri të Mitrovicës.
Ai ra në pranga nga Anti-Droga pas një aksioni të zhvilluar atje më 24 mars, ku ishin të konfiskuar 4 kilogramë marihuanë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Si prova materiale Policia nga i dyshuari ka sekuestruar një automjet dhe një telefon, përderisa njësia e antidrogës së Mitrovicës veri janë duke kryer hetime relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.