Live

Paralajmërimet për atentat ndaj zyrtarëve të LDK-së, reagon ambasadori francez

09:32 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ambasadori francez Olivier Guerot ka thënë se kërcënimet ndaj politikanëve janë shqetësuese.

Guerot në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se kërcënuesit duhet të hetohen, derisa ka ofruar mbështetjen.

“Shqetësuese janë lajmet për kërcënimet ndaj liderëve politikë. Jam i bindur se do të hetohen. Mbështetje e plotë për Kosovën dhe demokracinë e saj të lulëzuar”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie kanë marrë kërcënime.

Këtë e kishte konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala.

“Mund të konfirmojë se ka pasur një lloj planifikimi në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individët kanë rënë pre e përgjimeve të njërës prej agjencive inteligjente kryesore të  një vendi të BE-së. Nga ajo që na është thënë ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së”.

Ai kishte thënë se atentati është planifikuar për arsye politike.

Shala nuk ka dhënë emrat e deputetëve që ishin pjesë e kësaj liste për attentat, që sipas tij, po përgatitej nga dy organizata.

Shpërndaje në

U Kopjua