Live

Paralajmërohet ulja e çmimit të bukës në Kosovë

09:45 / 02 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Nga 0.50 euro deri në 0.60 euro sillet çmimi i bukës në Kosovës, varësisht nga furra ose qyteti.

Por ky çmim aktual i bukës mund të bie dita ditës pasi po paralajmërohet ulje e çmimit të miellit.

Kështu ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu.

Ai tha se kemi sasi të mjaftueshme të grurit.

Zejnullahu thotë se kjo sasi e miellit nuk dihet a është e bollshme për vitin e ardhshëm.

“Pritët me zbrite çmimet e miellit. Kemi sasi të mjaftueshme të grurit dhe të miellit, kjo sasi nuk di a është e mjaftueshme edhe për vitin e ardhshëm varët në situatën globale që ndodh, por aktualisht jemi mirë me situatën me miellin”, u shpreh Zejnullahu.

Rritje të çmimeve kanë pësuar gati në të gjitha produktet bazike, nga buka, vaji, sheqeri, mielli deri te pemët e perimet.

Inflacioni në Kosovë për muajin tetor të 2022-s është 12.7 %.

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...