Live

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

17:25 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Njësia për mbikëqyrje e kufirit nga SPMK-Zhegër në bashkëpunim me njësinë e Task Forcës -DRPK- Lindjes pas pranimit të informatave nga tereni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë RMV-RKS në zonën e Vitisë .

Më datën 21.12.2022 rreth orës 19:30 nga njësia ” e SPMK-Zhegër ” ne rrugen Binqë –Viti është tentuar te ndalet një veture me VW-Golf IV (caravan)ngjyre e kaltër me targa vendore 06-958-DK per te cilën kishte informatë se mundë te jete duke kontrabanduar mallra të ndryshme nga RMV-RKS .

Drejtuesi i veturës se dyshuar nuk është ndaluar në shenjen e zyrtarëve policore te cilët kanë sinjalizuar me drite vezulluese për ndalje duke vazhduar (ikur) ne drejtim te Vitisë ,ku ne një rruge dytësore ne dalje te Vitisë (në ara ) i dyshuari ka arrit ta braktisë veturën dhe ka ikur ne drejtim te pa njohur.

Gjatë kontrollit të automjetit është parë se kishte të ngarkuar një sasi te konsiderueshme te barnave te llojeve te ndryshme si:

1.Kamagra, 2.Viagra, 3.Spanish fly, 4.Jardiance 5.Coronis 6.Rifamisin 7.Xarelta 8.Novartis 9.Wonderfol honey 10.Nootropil 11.Eliquis

Te gjitha medikamentet sipas mbishkrimeve janë me prejardhje nga Turqia, te cilat janë kontrabanduar nga Maqedonia veriore përmes fsh. Tanush-RMV duke kaluar ilegalisht në fsh. Mjak-Viti-RKS.

Pas verifikimit të targave të automjetit të dyshuar është vërtetuar se targat i përkasin një automjetit tjetër i cili nga viti 2019 nuk ishte i regjistruar, i dyshuari ka përdorur targa te automjetit tjetër për të kryer kontrabandimin e mallrave.

Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestare i shtetit e cila ka urdhëruar që rasti te iniciohet ‘Kontrabandë me mallra’ , automjeti se bashku me mallin(medikamentet) te sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganorë –Dheu i Bardhë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje ne bashkëpunim me prokurorinë e shtetit .

1.Kamagra, – 100 mg 108 pako x4 tableta gjithsej 432 cop tablet  2.Viagra, – 100 mg 945 pako x4 tableta gjithsej 3780 cop tableta   3.Spanish fly – 986 cop cop shishe x20 ml

4.Jardiance – 10 mg 146 pako x 30 tableta 5. Jardiance – 25 mg 10 pako x 30 tableta 6.Coronis – 6.25 mg 44 komplete x10 cop x14 tableta

7.Coronis – 6.25 mg 10 paketime x 2 cop x 14 tableta 8.Rifamisin – 250 mg ( injeksion) 290 injeksione 9.Xarelto – 20 mg 37 komplete x 10 cop x14 tableta

10. Xarelto – 15 mg 36 komplete 10 cop x14 tableta 11.Wonderfull honey – 150 gr 494 x12 gjithsej 1880 cop 12.Nootropil – 1 gr / 5mg gjithsej 900 injeksione

13.Eliquis – 5 mg 50 komplete x 8 cop x 14 tableta 14.Novartis – 50 mg / 850 mg 631 x 10 kapsulla 15. Janumet – 50 mg / 850 mg 58 x 8 x7 gjithsej 3248 kapsulla

16. Cialis – 20mg 49 pako x4 cop kapsula 17. kindan – 600 mg gjithsej 200 injeksione 18. Betaserc – 24 mg 360 gjithsej tableta

19. Dostinex – 0.5 mg gjithsej 672 tableta 20. Symbicot turbuhale – 160 mcg / 4.5mcg gjithsej 145 cop 21. Amaryl – 3 mg 15×30 tableta 22. Yasmin – 30 mg 5 x21 tableta

23. Effient – 10 mg 100 x 28 tableta

FOTO:

Shpërndaje në

U Kopjua