Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se të dielën e 11 dhjetorit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
“Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në pajisje kuzhine (Tigan), kanë arritur ta parandalojnë futjen e katër telefonave mobil, pesë kabllove për mbushje të telefonave mobil, një USB dhe një palë kufje (dëgjuese), të cilat janë tentuar të futen brenda në mënyrë të improvizuar”, njofton ShKK-ja
Tutje njoftohet se lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar gjësendet e sjella nga familja, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjësendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia.
Mes tjerash njoftohet se Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës në institucone korrektuese.