Live

Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe intervale me diell

08:07 / 02 Prill 2023

Nga Kosova Live

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi  1-12 metër në sekondë”, thuhet në njoftim

Shpërndaje në

U Kopjua